Mbappe ka turp nga paga e tij e majme

mbappe.jpg

Fiton mbi 300 mijë euro në javë dhe i vjen turp nga kjo gjë. Po flasim për Kylian Mbappe, talentin më të madh të futbollit, i cili në merkato vlen rreth 200 milionë euro.

Sulmuesi francez mendon se në nivelet më të larta luhet me shifra të frikshme, aq sa për shtresën e mesme të shoqërisë mund të quhen pa frikë të pahijshme.

“Vij nga një familje modeste dhe këto shifra që qarkullojnë sot në botën e futbollit do t’i quaja të pahijshme, por, në fund të fundit, ky është tregu. Ky është një sistem i ndërtuar nga të tjerë, por që funksionon, ndaj unë nuk mund ta bëj revolucionin i vetëm. Bota e futbollit kështu funksionon, ndaj na mbetet ta pranojmë realitetin”, u shpreh Mbappe.

scroll to top