Mbappe nuk mohon mundësinë për te Reali

Futbollisti i njohur, Kylian Mbappe ka qenë shumë i diskutuar kohët e fundit. Për të u theksua se mund t`i bashkohet klubit të futbollit Real Madrid, por Mbappe nuk e ka hedhur poshtë mundësinë.

Në një intervistë, pyetur për këtë lajm, ai ka thënë se për momentin ndihet mirë në PSG, por futbollit nuk i dihet asnjëherë.

“Kam kontratë me PSG-në deri më 2021 dhe nuk është koha tani të mendoj për gjëra tjera”, vijoi më tej Mbappe.

Kujtojmë që 20-vjeçari është shenjëstruar shumë herë nga klube të tjera të futbollit. Vitin që lamë pas, Mbappe dhuroi spektakël në ‘Kupën e Botës’./real-news.tv