Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe ka thyer një rekord të Ligës së Kampionëve të cilin e mbante superylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Me tre golat ndaj Club Brugget në Grupin A, Mbappe u bë futbollisti më i ri në histori të Ligës së Kampionëve që arrin të shënojë 15 gola. Këtë shifër ai e arriti me 20 vjet e 306 ditë.
Rekordin e mbante Leo Messi që 15 gola i kishte kompletuar me 21 vjet e 288 ditë./real-news.tv
Advertisement