Mbaron afati që studentët i kishin vendosur Ramës, ka paqartësi dhe tension

Ora 16:00 ka kaluar dhe afati që studentët i vendosën kryeministrit për pranimin e kërkesave të tyre ka kaluar.

Tashmë studentët kanë hyrë në një moment të paqartë sepse po debatojnë me njëri-tjetrin që rrugën që duhet të ndjekin.

Ka nga ata që duan të shkojnë para Kryeministrisë, të tjerë duan të qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit ndërkohë që po mendohet edhe opsioni i grevës së urisë.

“Jo dhunë, jo dhunë” dhe “Betejën e kemi me Ministrinë e Arsimit, do të qëndrojmë këtu”, janë disa prej thirrjeve të tyre.

Lër një koment