‘Mbaroni detyrat ose do t’ju çoj te dhomat e gazit’/ I ndodh gjëma mësueses me këtë deklaratë

Një mësuese e shkollës “Newberry Primary School” në Mbretërinë e Bashkuar është larguar nga puna pasi ka bërë një deklaratë e cila nuk është pritur mirë nga nxënësit dhe stafi.

Teksa ndodhej përballë një auditori me 28 nxënës 10-vjeçarë, ku 11 prej tyre ishin hebrenj mësuesja i ka kërcënuar ata se nëse nuk mbaronin detyrat e shtëpisë do i dërgonte në dhomat e gazit. “Bëni mirë t’i përfundoni detyrat ose do t’ju shpie të gjithëve te dhomat e gazit”, është shprehur mësuesja para nxënësve të saj.

Kjo batutë e mësuese nuk është pritur mirë nga nxënësit hebrenj, ku njëri prej tyre e ka kundërshtuar. Pas këtij kundërshtimi mësuesja u tërhoq nga “batuta” e pavend dhe tha se ishte vetëm një shaka, duke u kërkuar nxënësve që të mos i tregonin askujt.

Pavarësisht kërkesës së mësueses për të mos i treguar njeriu, nxënësit kanë lajmëruar prindërit e tyre dhe lajmi u shpërnda me shpejtësi në grupet e shkollës të krijuara në Whatssap. Daily Mail shkruan se prindërit telefonuan menjëherë stafin drejtues dhe kërcënuan se nëse mësuesja nuk pushohej, do t’i largonin fëmijët e tyre nga shkolla në fjalë. Kështu, bordi i godinës arsimore mbajti një mbledhje të menjëhershme ku vendosi largimin e mësueses.

Shkolla, në të cilën gjenden 203 nxënës të moshave 4-11 gjendet në Radlett, Hertfordshire, një fshat ku rreth një e katërta e 8,000 banorëve janë hebrenj.