Mbërrijnë materialet zgjedhore në disa KZAZ

ushtri.jpg

Kanë mbërritur materialet zgjedhore edhe në KZAZ-të e Laçit.

Materialet mbërritën në KZAZ numër 15 me makinat e ushtrisë.

Materialet ishin të shoqëruara nga Forcat Renea dhe Shqiponja.

Këshilli i Europës njoftoi të mërkurën anulimin e dërgimit të vëzhguesve për zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Ndërkohë Presidenti Meta po mban takime me opozitën për zgjidhjen e situatës politike në vend.

Meta u takua me kreun e PD, Lulzim Bashën dhe po zhvillon takime me aleatët e Bashës.

Presidenti ka kërkuar të takohet edhe me kryeministrin, por deri tani nuk ka asnjë reagim për ftesën nga ana e Ramës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303