Mbërrijnë në Shkozë familjet e para të “Unazës së Re”

Familjet e para të cilat preken nga gjurma e Unazës së Re kanë filluar që të futen në banesat sociale në zonën e Shkozës.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar mëngjesin e sotëm fotot nga familjet e para të cilat janë transportuar me automjetet e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës në apartamentet që janë mobiluar me të gjitha orenditë dhe me të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake.

“Një fillim i ri për të gjithë! Familjet e para që preken nga projekti i Unazës lanë banesat primitive pa leje mbi kolektorë në gjurmë të rrugës, për një fillim të ri me banesa dinjitoze sociale. Koha që njerëzit të bëjnë llogarite e tyre, jo të shqupit që i ka mish për top”, shkruan Veliaj në Facebook.

Lër një koment