Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kaçifas

Trupi i pajetë i 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifa ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:00.

Kaçifa u vra gjatë një operacioni policor për kapjen e tij dy ditë më parë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, pasi 35-vjeçari kishte qëlluar ndaj efektivëve të policisë.

Trupi i pajetë qëndroi në morgun e Gjirokastrës për dy ditë, pasi familjarët refuzuan ta tërheqin duke kërkuar të kryejnë ekspertizë në një spital privat në Tiranë. Ata pretendojnë se Kaçifa është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt.

Lër një koment