Qytetarët në Zelandën e Re pritën Vitin e Ri 2021. Zelanda e Re është e para që priti Vitin e Ri ndërsa mbizotëroi për disa minuta atmosfera që karakterizon ndërrimin e viteve.
Vendet e para në botë që e kanë pritur tashmë 2021-shin, janë ishujt e vegjël në paqësor të Tonga-s, Samoas dhe Kiribatit, ku viti i ri trokiti në orën 11 sipas orës sonë.
Të fundit që presin vitin e ri janë ishujt e pabanuar Howland dhe Baker, afër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Samoa amerikane është e parafundit që feston vitin e ri.
Në Zelandën e Re ndërkohë, viti i ri, mbërriti ekzaktësisht në orën 11.15 minuta, ndërsa në Australi, 2021-shi mbërrin në orën 14:00, sipas orës sonë.