fbpx

Mbi 100 raste në Kinë, paralajmëron OBSH: Vendet të qëndrojnë në gatishmëri

dr-tedros.jpg

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se janë regjistruar më shumë se 100 raste me COVID-19 vetëm në Pekin, bilanc ky i lartë që prej muajit prill.

Ndërsa kufizimet lehtësohen dhe vendet në Evropë hapën kufijtë e tyre, OBSH paralajmëroi vendet të qëndrojnë në gatishmëri për një ringjallje të mundshme të infeksioneve COVID-19.

Agjensia e shëndetit e Kombeve të Bashkuara tha se pavarësisht se nuk janë raportuar vdekeje, shpërthimet e reja mbeten shqetësuese.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr.Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në konferencën e shtypit se edhe në ato vende që kanë treguar se janë të afta ta përballojnë këtë pandemi, duhet të tregohen vigjilentë për mundësinë e një vale të dytë.

Javën e kaluar, Kina raportoi një grupim të ri rastesh në Pekin, pas më shumë se 50 ditësh pa ndonjë rast në atë qytet. Tani janë konfirmuar më shumë se 100 raste.

Dr.  Tedros tha OBSH ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për autoritetet kineze për hetimin epidemiologjik.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303