fbpx

Mbi 2 mijë raste me Covid-19 në Greqi në 24 orët e fundit

Screenshot_35-1.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi kanë humbur jetën 32 pacientë, duke e çuar numrin e viktimave në 6,664 humbje jetë që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 2,215 raste të reja me koronavirus, ndërsa 451 pacientë ndodhen në intubim.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 201,677 të prekur, 51,7% e të cilave janë burra.

Situata epidemiologjike vijon të mbetet shqetësuese për shkak të rritjes së pacientëve në terapi intensive.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303