Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që ndodhi pak më parë në Elbasan ku u ekzekutua me armë zjarrin ish-kreu i LSI në Elbasan Pjerin Xhuvani.
Dyshohet se ka mbetur i plagosur dhe një efektiv i forcave “Shqiponja”, ku për momentin ndodhet në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca, pasi raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.
Deri më tani bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë dëgjuar mbi 20 të shtëna.

