fbpx

Mbi 2000 të arrestuar në Rusi/ Protestat pro Navalnit nuk mund të ndalen

Screenshot_43-8.jpg

Policia ruse arrestoi më shumë se 2000 protestues të dielën, ndërsa mbështetësit e kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny filluan të dilnin në rrugë për të dytën fundjavë.

Duke sfiduar arrestimet dhe përndjekjen kriminale, protestat e para u zhvilluan në Siberi dhe Lindjen e Largët të Rusisë, duke përfshirë edhe qytetin Vladivostok.

Bashkëpunëtorët e Navalnyt bënë thirrje sërish për protesta gjithëkombëtare përpara procesit gjyqësor ndaj tij që pritet të fillojë të martën.

Më shumë se 250 arrestime i paraprinë një tubimi të pritur në Moskë, ku demonstratat janë zakonisht më të mëdhatë.

Policia e Moskës njoftoi mbylljen e shtatë stacioneve të metrosë dhe kufizoi lëvizjen e këmbësorëve në qendër të qytetit.

Autoritetet urdhëruan gjithashtu mbylljen e disa restoranteve dhe dyqaneve në qendër të qytetit dhe devijuan transportin.

Alexei Navalny u arrestua me 17 janar pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku kishte qëndruar pesë muaj për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor.

Arrestimi i tij nxitit protesta mbarëkombëtare një javë më parë në rreth 100 qytete dhe sipas njoftimeve, rreth 4 mijë veta u arrestuan.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar me forcë arrestimin e zotit Navalny dhe qindra arrestimet e javës ë kaluar dhe kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303