fbpx

Mbi 22 mijë raste të reja, 592 të vdekur nga Covid në Britani

Screenshot_13-20.png

Numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e  Madhe është ulur, krahasuar me një ditë më parë. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 592  viktima të hënën, ndërsa dje 610 persona humbën jetën nga Covid.Vendi regjistroi 22,195 infeksione të reja, dukshëm më poshtë nga 30,004 një ditë më parë.Kryeministri Boris Johnson tha se qeveria do të shikojë mundësinë e heqjes së disa kufizimeve në Angli nga mesi i shkurtit , por shtoi se qeveria po shikonte masa më të ashpra mbi karantinën e udhëtarëve.Sipas shifrave të fundit, rreth 6,6 milion njerëz në Britani kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës deri më tani.Britania e Madhe ka numrin e pestë zyrtar më të lartë të vdekjeve në botë

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303