Mbi 400 raste brenda një dite, Kosova paralajmëron masa të reja kufizuese

army_kosovo_emergency_covid19_aics.jpg

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë paralajmëron masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 418 persona të infektuar me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rezultatet janë në bazë të 1.608 mostrave të testuara. Kjo është shifra me e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 4 pacientë të cilët kanë qenë të sëmurë me COVID-19.

“Nesër do të shqyrtohen disa propozime që kanë të bëjnë me kufizime të mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat kundër pandemisë “me qëllim që të evitohet marrja e masave ekstreme kufizuese”.

“Ndërkohë, kërkohet nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj shkelësve të vendimeve që lidhen me COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar 19.328 persona, prej të cilëve 678 kanë vdekur ndërsa 15.434 janë shëruar.

Raste aktive janë 3.126

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303