Mbijeton mrekullisht pasi u hodh nga ujëvara e Niagarës

Një burrë ka arritur ti mbijetojë mrekullisht rënies nga lartësia 57 metra në ujëvarën e Niagarës.

Autoritetet iu përgjigjen thirrjes së një burrë ishte në rrezik në Horseshoe Falls. Ai u ngjit në një mur dhe më pas u hodh në lumin e Nigarës para se të zhdukej.

Gjatë kërkimit, skuadra e shpëtimit e gjeti atë në një shkëmb.

Ai u dërgua menjëherë në spital. Fatmirësisht, plagët e tij nuk ishin kërcënuese për jetën.

Ky është njeriu i 5-të që i ka mbijetuar rënies nga ujëvarës.

Autoritetet besojnë se nivelet e larta të ujit gjatë gjithë kohës mund ta kenë shpëtuar burrin nga goditja në shkëmbinj.