fbpx

Mbingarkesë në Kosovë/Për pak ditë do të hapet “Spitali Covid-19”

Spitali për COVID-19’ me 500 shtretër do të jetë gati shumë shpejt, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.

“Përderisa shtetet europiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar. Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj ka shkruar po ashtu se janë në komunikim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër COVID-19.

Ai ka folur edhe për mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

“Ne jemi nën presion edhe nga bizneset si pasojë e mosvotimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike e që po na vështërson përpjekjen tonë kundër virusit. Mosmiratimi i Projektligjit po rrezikon mbijetesën e shumë bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve. Është shqetësuese dhe për keqardhje, sepse po ndodh, për shkak të tekave të disa deputetëve”, ka shkruar më tej Zemaj.