Mbledhja e 2 qeverive/ Kryeministri Edi Rama u jep ultimatumin e prerë ministrave

ram.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, u tregua i vendosur që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos mbeten vetëm në letër, por të jenë prioritet dhe në krye të agendës së ministrave.

‘Koordinimi ngushtësisht mes nesh është themelor dhe besoj se këto marrëveshje që firmosim sot kanë një karakteristikë që nuk janë marrëveshje të radhës që rrezikojnë të mbesin në kalandat greke, kur i thonë, por janë të bazuara në arritjen e një përfundimi të përbashkët. Duhet të zbatojmë me shpejtësi ato masa që janë të qarta, nga të gjitha dakordësitë në letër të kalohet në një realitet tjetër në terren, hapësira e përbashkët të jetë realisht një hapësirë e përbashkët. Ajo që sot në finalizojmë, është krijimi i sekretariatit koordinues qeveritar i cili do të jetë një ndjekës në detaje, i cili do të raportojë pranë dy zyrave të kryeministrave për çdo mënyrë që haset rrugës, pasi duhet shpejtësi për të arritur rezultatet. Nuk ka qenë asnjëherë problemi politik.

Dua të theksoj diçka që me Albinin e kemi gjetur si emërues të përbashkët, të vullnetit për të ekzekutuar ato që vendosim. Sot nuk jemi në një mbledhje që ka gjithmonë peshën e vet simbolike, por përtej sot me vjen mirë që jemi në një mbledhje punësh konkrete të materializuara në punë konkrete, është prioritet që gjithçka që kemi vendosur të jetë në krye të agendës së punës së të gjithë ministrave përkatës, për të mos lejuar që në rrugën e zbatimit këto fjalë të nënshkruara të mbeten fjalë.’- tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303