fbpx

Mbledhja e Byrosë së Kuvendit, merret vendimi i rëndësishëm për deputetët

ruci.jpg

Gramoz Ruçi ka drejtuar sot online mbledhjen e Byrosë së Kuvendit ku u mor vendimi për përgjysmimin e rrogës për 3 muaj të deputetëve.

“Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë  të përgjysmohet për një periudhë tremujore”, thuhet në njoftimin zyrtar nga zyra e shtypit të Kuvendit.

Por po ashtu, kryeparlamentari Ruçi u është drejtuar me një letër drejtuesve të tridhjetë të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, si kontribut në lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303