fbpx

Mbledhja e Këshillit të Integrimit, Klajda Gjosha jep mesazhin e rëndësishëm

Ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha me anë të një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me mbledhjen e Këshillit të Integrimit, për të cilën thekson se nuk solli asgjë të re, asnjë iniciativë konkrete.

Postimi i plotë:

Sot pamë sërish tek u mblodh Këshilli i Integrimit Evropian ne Kuvend. Asgjë e re, asnjë iniciativë konkrete për të ofruar. E vetmja gjë që pamë është përdorimi i Këshillit për interesa politikë.

Integrimi nuk është thjesht kapituj që do hapen dhe do mbyllen në të ardhmen. Integrimi është kapitulli i jetës së cdo qytetari shqiptarë, është procesi i zhvillimit, transformimit dhe i vlerave. Është  procesi i dialogut, konsesusit dhe respektimit të marrëveshjeve. Nga ky këndvështrim nuk mund të presim më asgjë nga njerëz që e kanë vrarë perspektivën europiane të Shqipërisë. Nuk mund të presim që ky proces të drejtohet nga ata që marrëveshjen e 5 Qershorit e grisën vetëm pak ditë pasi hodhën firmën në të! Dhe sot Shqipëria qëndron peng i kushteve të vendosura mbi papërgjegjshmërinë qeverisëse.

Integrimi i Shqipërisë ka vetëm një shpresë, largimin e kësaj qeverie dhe gjithëpërfshirjen e të rinjve, grave dhe vajzave dhe profesionistëve në vendimarrjen e vendit!