“PD nuk ka sjellë propozime “, kështu deklaroi Damian Gjiknuri pak minuta nga fillimi i mbledhjes së njoftuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Teksa po futej në Kryesinë e Kuvendit, Gjiknuri nuk dha detaje për gazetarët, por u shpreh shkurt se PD nuk ka sjellë propozime lidhur me Reformën.
Kjo deklaratë e Gjiknurit vjen një ditë pas ftesës së këtij të fundit për Ivi Ksson, që të merrte pjesë në mbledhjen e sotme.
Ndërkohë, kjo ftesë u hodh poshtë nga Sekretari i PD, Gazmen Bardhi i cili u shpreh se duhet të shikohen 5 pikat që opozita ka dërguar, e cila kërkon që të bëhen bisedime mes përfaqësuesve ndërkombëtarë, opozitës së bashkuar dhe qeverisë.
Vijon…