Mbledhja e Kryesisë, ja çfarë u diskutua, porositë e Ramës

disku.jpg

Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë mëngjesin e sotëm, dhe më pas pritet që të ketë një takim mes Ramës dhe disa drejtuesve të lartë në PS.

Ndërkohë janë zbardhur edhe detaje nga diskutimi brenda mbledhjes me dyer të mbyllura.

Mësohet se në mbledhje po diskutohet për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste. Zgjedhjet e brendshme do të zhvillohet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë . Më 16 nëntor votohet për kryetarët e rinj të PS-së, ndërkohë që votimet për kryetarët e rinj të PS-së do të zhvillohen në 16 bashki.

Ndërkohë më hërë Rama ka thërritur takim me Taulant Ballën, Gramoz Ruçin dhe Damian Gjiknurin, ndërsa paraprakisht thuhet se tema e bisedës do të jetë Reforma Zgjedhore, që mbetet një nga kushtet kryesore të ndërkombëtarëve.

Mëngjesin e sotëm gazetari Nikoll Lesi, përmes burimeve në qeveri shprehej se Rama do të shpallë sot zgjedhjet e parakohshme, po sesa e vërtetë do të jetë kjo na mbetet të presim orët e mëvonshme.

Vetë Rama nuk e ka pranuar për asnjë moment mundësinë e dhënies së dorëheqjes, për dështimin për të disatin vit me radhë në procesin e çeljes së negociatave.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303