fbpx

Mbledhja e Kryesisë së PS/ Erion Veliaj: Ky është gabimi fatal që mund të bëjë PS

veliaj.png

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë pak më parë në një lidhje ‘Skype’ në emisionin Breaking ku zbardhi bledhjen e Kryesisë së PS.

Veliaj tha se PS është në një proces reflektimi dhe rifreskimi me të rinj.

“PS do të bëjë një mega fushatë për përfshirjen e të rinjve.  Ka shumë të rinj që duan të futen në politikë, ka energji të mirë. Pra në çdo institucion funksionon ky parim. Gabimi fatal që mund të bëjë PS është të shohë një opozitë të shkatërruar dhe të kalojë në vetëkënaqësi, ne duhet të kemi ambicie për të bërë punë për shqiptarët,” tha Veliaj.

“Ky është një konstatim i duhur dhe i drejtë por dhe një mobilizim i qarqeve për bashki të vogla. Nuk duhet të lejohen sjellje të tilla. Edhe personi më i fundit i angazhuar në këtë kauzë duhet të mbajë familjen larg. Ne duhet të jemi të parët ata që nuk punësojnë në shtet, motrën, vëllain e prindërit. Na u kërkua të bëjmë një skaner të të gjitha këtyre problematikave”

Pikat kryesore të mbledhjes së PS

“Një analizë e zgjedhjeve që do e bëjmë deri në fund të nëntorit. Pastaj kemi një fushatë rekrutimi në parti. Ndërsa ne merremi me dramat e përditshme, ditët kalojnë, koha ikën. Duhet t’i japim të rinjve më shumë hapësirë. Kryeministri e bëri listën për deputetë, për ministra, ne e kemi bërë këtë në Këshillin Bashkiak, hapja ndaj të rinjve do të jetë një mega fushatë nga PS”.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303