Sot u mblodh kryesia e PS në një takim, ku në thelb të diskutimit ishte një konfirmim për vlerat demokratike të institucioneve të PS.
Ky lajm u bë i ditur nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Sot zhvilluam një mbledhje kryesie. Zgjati si rrallëherë, plot 5 orë! Përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar – një konfirmim i vlerave demokratike të institucioneve të Partisë Socialiste. Realizëm, përgjegjshmëri në vlerësimin e situatës dhe për rrugën që do ecim, nga të gjithë diskutantët. Çdo gjë në interes të vendit dhe në shërbim të njerëzve. Ishte një ndër mbledhjet më të mira të viteve të fundit në këtë lloj formati. PS mbetet një vlerë e çmuar demokracie, stabiliteti e reformimi në këtë vend”, shkruan ai në Facebook./real-news.tv