Mbledhja e PE, akuza dhe debate të ashpra Pollo-Balla në Bruksel

Screenshot_5-10.png

0Debatet e ashpra dhe akuzat e rënda ndaj Taulant Ballës, ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita shqiptare i ka paraqitur edhe në Bruksel.

Deputeti i Partisë Demokratike ka ngritur tonet dhe akuzoi fort Ballën në mbledhje në Parlamentin Evropian.

“Eurodeputetët e sikletosur nga Balla. Ç’të bëjmë, zëmë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Eurodeputetët kërkojnë zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”, tha Pollo, teksa kërkoi që komisioni të mos drejtohet nga Balla, ndërsa ka theksuar se kjo është e padenjë të  jetë bashkëkryetar.

“Është e padenjë që Balla të jetë bashkëkryetar.Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi. Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi.Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel”, u shpreh ai dhe menjëherë më pas përfaqësuesit e opozitës largohen nga mbledhja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303