Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Metën, pritet dëshmia e Dvoranit

Ditën e premte në orën 13:00 do të mblidhet komisioni hetimor për presidentin Ilir Meta, ku do të thirret për të dëshmuar kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.

Dvorani do të paraqitet të premten në komision për t’i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve.

“U njoha me ftesën e parlamentit. Do të jem i pranishëm për t’iu përgjigjur interesit të publikut dhe të gjitha pyetjeve të deputetëve”,është shprehur Dvorani.