fbpx

Mbledhje e Qeverisë online/ Rama paralajmëron: Kush nuk shlyen energjinë, s’do ketë drita

Kur situata e luftës kundër koronavirusit të ri po bëhet gjithnjë e më e ashpër, Kryeministri Edi Rama zhvilloi online një mbledhje me disa prej ministrave.

Rama bisedoi me ministrat Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshaj.

Rama kërkoi reagim të menjëhershëm duke i pyetur më pas ministrat për çështje konkrete, shqetësime të ardhura në adresë të tij nga qytetarët.

“Taksat dhe sigurimet duhen paguar. Do paguhen sepse nuk shkojmë dot përpara me këtë luftë dhe do përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot. Pagesat e dritave do bëhen një për një. Kush nuk paguan drita nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mos pagesa e dritave bëhet një efekt negativ në gjithë hallkat dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet.

Kush thotë se nuk kam mundësi se shpenzoj shumë, të shpenzojë më pak, të kursejë dritat dhe të paguajë më pak. Nuk mundet dot që ne të hyjmë në një situatë krize në sektorin e energjisë nga e para sepse implikimet janë të jashtëzakonshme”, paralajmëroi Rama.