Mbledhje komunale në Maqedoninë e Veriut, ndalohet përdorimi i armëve të zjarrit në festa

E9785F7E-B3BA-4781-B25D-6FB83579A577.jpeg

Komuna e Studeniçanit mbajti një seancë e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës, për sigurinë e vendit. Telegrafi shkruan se në këtë seancë morën pjesë kryetari i komunës, Azem Sadiki, drejtori i BSP-së, Sasho Tasevski bashkërisht me ndihmës drejtorin Shefik Bajrami si dhe komandati i SP Draçevë, Mile Trifunovski.

Çështja kryesore që u shqyrtua në seancë ishte gjendja e sigurisë në komunë. Pas vlerësimit këshilli doli në përfundimin se gjendja është stabile me tendencë drejt përmirësimit.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se kujdes të posaçëm iu kushtua përdorimit të armës në festat familjare dhe masat për parandalimin e këtij fenomeni. Këshilli i Komunës së Studeniçanit, kryetari i komunës dhe MPB u kanë bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i armës në festa familjare për shkak se përdorimi i tyre mund të ketë pasoja të rënda.

Përdorimi i armës është në kundërshtim me ligjin, dhe përdorimi i saj dënohet nga 200 deri 500 euro. Por nëse pasojat pasojat janë të rënda, përdorimi i armës mund të jetë edhe vepër penale ku parashihet edhe dënim nga 1 deri 5 vite burg. Nga MPB theksojnë se aktivitete të tilla do të vazhdohet edhe gjatë ditëve të ardhshme në komunat tjera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303