Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, ja çfarë u diskutua

3CAE7EBE-385A-443B-B4D1-A4A5C5D96C05.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Gjatë mbledhjes së sotme, u diskutua lidhur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë.

Në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës,”- thuhet në njoftimin zyrtar.

scroll to top