fbpx

Mblidhet online KLGJ, shqyrtohet sot çështja e Ardian Dvoranit

1548798023_ardiandvorani.jpg

Pak çaste më parë është mbledhur online Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku do të nisë gjykimin për çështjen e Ardian Dvoranit.

Shkas u bë një letër e Presidentit Ilir Meta drejtuar këtij institucioni dhe KLGJ-së për t’i vendosur në dijeni se Dvorani s’mund të jetë më anëtar i GJL as kreu i KED pasi i ka mbaruar mandati prej 2014 (vakancat minimale në GJL janë plotësuar).

Për mbledhjen e sotme, gazetarët kërkuan edhe një koment nga presidenti Ilir Meta, por ky i fundit preferoi që të fliste me kode, teksa u shpreh se kjo është një ditë për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303