fbpx

Mblidhet Parlamenti, merret vendimi i rëndësishëm

parl.jpg

Në orën 10:00 sot do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancën e parë pas zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, ndërsa kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm, pasi ndodhet në samitin që po zhvillohet në Poloni. Në rendin e ditës janë disa çështje, mes tyre shqyrtimi i dekretit të Presidentin për kthimin e ligjit për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat, që pritet që të rrëzohet.

Gjithashtu në rend dite janë edhe projektligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, por edhe dy projektvendime, për lirimin e një anëtari dhe emërimin e disa anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303