fbpx

Mblidhet urgjent Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, por kush do dëshmojë sot? Ja ç’pritet të ndodhë

dvoran.png

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani pritet të dëshmojë sot në mbledhjen e Komisionit shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, deputeti i opozitës në Parlament, Adriatik Alimadhi deklaroi se ende nuk ka mbaruar objekti i parë i hetimit, ndërkohë theksoi se Dvorani është thirrur për zgjerimin e këtij hetimi.

“Ende nuk ka mbaruar objekti i parë i hetimit. Dvorani është thirrur për zgjerimin e hetimit. Duhet të mbarojë hetimi për dekretin e zgjedhjeve”, tha Alimadhi.

Ndërkohë, kryetrari i Komisionit Hetimor Ulsi Manja tha se mazhoranca kërkoi zgjerimin e objektit të hetimit për presidentin Meta, në lidhje me me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ardian Dvorani është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”. Kreu i KED akuzohet nga Presidenti se “ka tentuar të bëjë grusht shtetit”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni Hetimor për Metën nisi punën gjatë vitit të kaluar, ku synon të hetojë veprimet e Presidentit, që me ç’dekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303