fbpx

Mblodhi me shpejtësi grupin parlamentar, zbardhen urdhrat e Bashës ndaj demokratëve

basha.jpg

Lulzim Basha ka mbledhur ditën e djeshme grupin parlamentar demorkat.

Sipas burimeve nga selia blu, bëhet me dije se Basha ka udhëzuar deputetët që në veçanti t’u gjenden pranë familjeve dhe bizneseve që kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit.

Po ashtu, mësohet se Basha kërkoi nga deputetët aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.

Basha e përcaktoi 18 dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD, në të cilën nuk do t’u flasë vetëm demokratëve, por gjithë shqiptarëve, e që do të projektojë modelin e ri të funksionimit dhe të akitivitetit politik të Partisë Demokratike.

Sipas kreut të PD-së, në Kuvendin e 18 dhjetorit do të merren vendime të rëndësishme të cilat do ta shndërrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303