fbpx

Mbretëresha Elizabet hap sesionin e ri parlamentar, Brexit në fokus të fjalimit të saj

queen.jpg

Mbretëresha Elizabeta e Dytë hapi sezonin e ri parlamentar në Britaninë e Madhe.

Ceremonia shtetërore nisi paradite nga pallati mbretëror dhe u zhvendos në Dhomën e Lordëve, duke ndjekur ritualin që daton nga shekulli 16.

E shoqëruar nga Princi Çarls, trashëgimtarin e saj më të vjetër, mbretëresha 93-vjeçare prezantoi programin e ardhshëm politik të kryeministrit Boris Xhonson.

Ajo e nisi fjalimin duke folur për çështjen më të rëndësishme me të cilën përballet vendi, pikërisht largimi nga Bashkimi Evropian.

“Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian më 31 tetor ka qenë gjithmonë prioritet i qeverisë sime. Në synojmë një partneritet të ri, bazuar në tregtinë e lirë dhe marrëdhëniet miqësore. Qeveria ime garanton se do të vazhdojë të luajë një rol kryesor në çështjet globale, në mbrojtjen e interesave dhe promovimin e vlerave tona.”

Mbretëresha Elizabet qartësoi se marrëdhënia e re pas daljes nga BE-ja parashikon zhvillimin e strategjive të reja në fusha, si bujqësia, emigracioni, lëvizja e lirë, financat, shëndetësia, punësimi, siguria, arsimi dhe mjedisi.

“Do të merren hapa për të siguruar siguri, stabilitet dhe mundësi të reja për shërbimet financiare dhe sektorët ligjorë”-mbylli fjalimin e saj mbretëresha./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303