fbpx

Mbretëresha Elizabeth ll, thirrje britanikëve: Qëndroni të fortë

Mbretëresha u bëri thirrje britanikëve që ‘të qëndrojnë të fortë’ në fjalimin e saj para kombit.

Duke folur nga Kështjella Windsor, ajo thirri hitin e Dame Vera Lynn “Ne do të takohemi përsëri” dhe u bëri thirrje njerëzve të ngushëllohen për faktin se “ne do të takohemi përsëri”.

Mbretëresha Elizabeth ka falenderuar punonjësit e Shërbimit Shëndetësor Britanik si dhe vlerësoi masat e distancimit social.

Gjithashtu, ajo u shpreh se ky fjalim i saji i rikujton  transmetimin e parë, të bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me motrën e saj, Princeshën Margaret.