Mbreti i tatuazheve në Shqipëri…brenda bunkerit

Në Filipine, një grua 101 vjeçare bën tatuazhe. Por në Shqipëri, Peter, bën tatuazhe në një bunker të periudhës së komunizmit.

Historia e veçantë, dhe shumë e panjohur për vetë shqiptarët, është zbuluar nga blogeri izraelit Nuseir Yassin në rubrikën e tij të videove “Një minutë”.

“Mbreti i tatuazheve shqiptare”, ka zgjedhur ta titullojë blogeri këtë video të realizuar në Shkodër.

Peter, është shumë interesant, dhe mësoni pse.

Peter nuk flet shumë dhe as nuk e vret mendjen shumë.

Ai thjesht bën tatuazhe.

Por ndryshe nga të tjerët, “dyqani” i tij i tatoo-ve është në një bunker.

ky bunker është një nga të shumtët që u ndërtuan për të mbrojtur Shqipërinë në kohën e luftërave

dhe pasi qeveria ra, Peter u mundua ta kthejë bunkerin në një biznes tatoosh.

Në bunkerin e tij ai nuk ka çmime.

Nëse bëni një tatto, dhe Peter ju pëlqen, atëherë tatuazhi është falas

Por nëse ai nuk ju pëlqen, atëherë tatuazhi është shumë i kushtueshëm

Ai nuk ka një orar të programuar se kur e hap dhe kur e mbyll dyqanin e tij të tatoo-ve

“Nëse nuk më gjeni këtu, mos më kërkoni sepse kam ikur të ushqehem”, thotë Peter.

Tatuazhet zgjasin përgjithmonë, kështu që nëse do të bëni një, atëherë ju duhet ta bëni pikërisht këtu, në mes të asgjësë, në Shqipërinë e Veriut në një bunker të komunizmit , tek një djalë shumë i talentuar dhe fjalëpak. Ky kujtim unik do të zgjasë përgjithmonë, njëjtë si tatuazhi juaj, thotë blogeri në videon e tij “OneMinute”.

Lër një koment