Mbrojtësi kuqezi rikthehet në Itali, ja skuadra e tij e re

Hysen Memolla pritet ti bashkohet grupit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Itali. Lajmet e fundit të merkatos e lidhin mbrojtësin, që aktualisht është pjesë e Hajduk Splitit, me një lëvizje të mundshme në orët në vijim nga skuadra kroate. Janë mediat italiane ato që raportojnë se Hysen Memolla pritet të bashkohet me klubin e Salernitanas në Serinë B.

Sipas lajmit të publikuar në Itali gjithçka është pothuajse e mbyllur mes lojtarit dhe klubit, teksa pritet vetëm zyrtarizimi. Në fakt Memolla ishte një nga lojtarët që u përfol më herët për largim nga Hajduk Spliti, pasi futbollisti nuk kishte gjetur hapësira te skuadra kroate. Për këtë arsye klubi e kishte lënë të lirë që në verë, por Memolla nuk u largua.

Pak ditë më parë, mediat kroate sërish raportuan se Memolla ishte pjesë e listës së lojtarëve që do të largoheshin nga Kroacia. Aryset ishin mungesa e hapësirës në ekip dhe paga e lartë që ka lojtari. Për këtë arsye por edhe për të përfituar sadopak nga shitja e Memollës, para se ti përfundonte kontrata, Hajduku e ka nxjerrë në shitje.