Mbrojtësin e kombëtares e kërkojnë në Angli

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, refuzoi ofertën e rinovimit nga ekipi i Metz në Francë, edhe pas ngjitjes në Ligën e Parë, dhe tashmë po kërkon për një ekip të ri.

Siç raporton “AS”, në Spanjë, Balliu, i cili është edhe produkt i akademive të Zhironës dhe Barcelonës, por kërkohet nga Uest Bromuich Albion në Angli.

Ekipi që luan në Championship, divizioni i dytë në Angli, kërkon shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, por gjithsesi vendi i 27-vjeçarit nuk duket i sigurt për pozicionin e titullarit, pasi konkurrenca është e fortë në ekip, për një skuadër që pretendon të ngjitet në Premier League.