fbpx

Mbrojti vendin nga pandemia, Kryeministrja Jacinda Ardern fiton zgjedhjet politike në Zelandën e Re

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.

Me shumicën e votave të numëruara, partia e Ardern (Partia Laburiste) ka fituar 49% të votave dhe ajo parashikohet të fitojë një shumicë të rrallë parlamentare.

Siç shkruan BBC, Partia Kombëtare e qendrës së djathtë e opozitës, ka pranuar humbjen në votimet e së shtunës. Aktualisht kjo parti opozitare ka marrë vetë 27% të votave.

Zgjedhjet duhej të mbaheshin në shtator, por u shtyne me një muaj pas një rritje të rasteve me Covid-19.

Votimet u hapën në orën 09:00 dhe u mbyllën në 19:00.

Liderja e opozitës Judith Collins e ka uruar zonjën Ardern dhe premtoi se partia e saj do të ishte një “opozitë e fuqishme”.