fbpx

Mbushi Perugia-n plot kokainë, prangoset shqiptari 47-vjeçar

4425220_0858_polizia_6.jpg

Një shqiptar 47 vjeç ka rënë në pranga sot nga policia italianë, në zonën e Perugias.

Sipas mediave italiane, ai akuzohet se gjatë periudhës 2015 deri në vitin 2018 ka furnizuar me lëndë narkotike të llojit kokainë zonën e Periugës dhe periferitë.

Policia italiane shprehet se shqiptari mund të ketë fituar shuma të mëdha parash, pasi një klient përdorte shpesh herë drogë.

Karabinierët kanë arritur të dokumentojnë disa qindra transferime të dozës së kokainës, të cilat duke u shitur në treg do të jepnin fitime, jo më pak se 60 mijë euro.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303