fbpx

Rama mbyll restorantet dhe hotelet luksoze

rama-zore.jpg

Vijon aksioni kundër informalitetit në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga bllokimi i disa restoranteve dhe hoteleve që kanë abuzuar me rregullat tatimorë.

Kreu i qeverisë i kujton bizneseve se duhet të regjistrohen dhe të lëshojnë kuponin tatimor pasi pasojat do të jenë të rënda.

“Stop informalitetit. Vijon në gjithë territorin kontrolli dhe bllokimi i subjekteve abuzuese.

Regjistrohuni dhe lëshoni kuponin, sepse pasojat ligjore janë të rënda. Zero Tolerancë”, shkruan Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303