fbpx

Mbyllen hetimet, Tahiri merret i pandehur

Tahiri.jpg

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe merr si të pandehur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Të pandehur do tw jenw gjithashtu edhe 3 ish-zyrtarwt e lartë të policisë së Vlorws Jaeld Çelën, Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden.

Saimir Tahiri do paraqitet ditën e nesërme në orën 13:00 për tu njohur me akuzat. Avokati i Jaeld Çelës, Petrit Ismaili pritet që të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzën.

Pak ditë më parë Gjykata i dha të drejtë Tahirit, i cili e ankimoi zgjatjen dhe me tre muaj të afateve hetimore, të cilat nisën në tetor të vitit të kaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Pak javë më parë organi i akuzës mbylli hetimet për 9 persona të dyshuar si anëtarë të grupit Habilaj por ndau dy dosje që po hetoheshin bashkë me të, të ish-zyrtarëve të policisë dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303