fbpx

Mbyllet edhe dita e dytë e intervistës së Thaçit në Hagë, do të vazhdojë edhe nesër

Rreth 6 orë ka zgjatur edhe sot intervistimi i presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Intervistimi për të dytën ditë me radhë ka përfunduar rreth orës 19:00, ndërsa presidenti ka dalë nga objekti i Gjykatës Speciale dhe nuk është prononcuar për media.

Intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar do të vazhdojë edhe gjatë ditës së mërkurë, duke filluar nga ora 13:00. Gjatë të martës, për të dytën ditë me radhë, presidenti Thaçi u intervistua për gjashtë orë. Thaçi u paraqit të hënën në Hagë, me ftesë të Prokurorit të Specializuar.