Mbyllet faza në grupe, ja 32 skuadrat që do të vazhdojnë më tej

Faza në grupe e Europa Leagues uli siparin mbrëmjen e sotme, ku surpriza më e madhe erdhi nga Gjermania me Basaksehir që triumfoi 1-2 ndaj Borussias së Mynchengladbach dhe la jashtë kompeticionit kryesuesit e Bundesligës.

Spanja dhe Anglia, Portugalia e Gjermania do të jenë më të përfaqësuarat në fazën e 1/16-ave, me nga 3 skuadra, ndërsa Seria A do të përfaqësohet vetëm me Romën dhe Interin.

Po me dy skuadra do tē përfaqësohen edhe ligat belge, zvicerane, holanddze e austriake, ndërsa në Europa League do të luajë edhe Ajax, gjysmëfinaliste e Champions League në edicionin e kaluar.

Nesër në orën 13:00 dotë hidhet edhe shorti për fazën e ardhshme dhe do të transmetohet live në Supersport 1.

Ja skuadrat që do të vijojnë në fazën e 1/16-ave të Europa Leagues:

1. Sevilla
2. Apoel
3. Malmo
4. Copenhagen
5. Basel
6. Getafe
7. Lask Linz
8. Sporting Lisbona
9. Celtic
10. Cluj
11. Arsenal
12. Eintracht Frankfurt
13. Espanyol
14. Ludogorets
15. Gent
16. Wolfsbourg
17. Basaksehir
18. Roma
19. Braga
20. Wolves
21. Manchester United
22. Alkmaar
23. Porto
24. Rangers

Skuadrat e ardhura nga Champions League
25. Shakhtar Donetsk
26. Inter
27. Ajax
28. Bayer Leverkusen
29. Olympiacos
30. Club Brugge
31. Salzburg
32. Benfica