16.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Mbyllet fushata 10 ditore/ Nesër Kosova voton, sot heshtje zgjedhore

Nesër qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, në total numri i votueseve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike.

KQZ ka publikuar në faqen e saj zyrtare adresën e saktë për çdo qytetar se në kë qendra votimi duhet të votojë, të cilat do të hapen ora 07:00 e deri në orën 19:00. Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit nga diaspora, ata do të mund të votojnë përmes postës deri më datën 5 tetor.

Dje partitë politike mbyllën zyrtarisht fushatat e tyre elektorale, ndërsa sot është heshtje zgjedhore. Fushata zgjati 10 ditë që nga 25 shtatori, ndërsa kandidatët dhe partitë shpalosën platformat e tyre para elektoratit. Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë erdhën pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u mor në pyetje nga Gjykata e Hagës në lidhje me krimet e luftës.
spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat