Mbyllet kulla Eiffel për vizitorët, çfarë ndodhi?

Kulla Eifel në Paris është mbyllur përkohësisht për vizitorët, pasi një person është parë duke u ngjitur në lartësinë 324 metra.

Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se incidenti ka nisur mesditën e kësaj të hëne, kur personeli i sigurisë i shpërndau shikuesit  si një masë paraprake dhe e rrethoi zonën.

Sipas zëdhënësit të policisë së Parisit, skuadra e zjarrfikësve, së bashku me një specialist për ngjitje, ndërhynë në moment dhe kanë mundur të ndalojnë personin që po ngjitej në strukturën metalike.

Ndërkohë Kulla Eifel aktualisht është e mbyllur deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu mësohet se personi i paidentifikuar thuhet se filloi ngjitjen e tij në nivelin e dytë, në rreth 149 metra mbi nivelin e tokës.

Zyrtarët nuk kanë zbuluar informacione të tjera për incidentin duke mos dhënë detaje as për rihapjen e Kullës Eiffel./real-news.tv/