fbpx

Mbyllet mbledhja e Këshillit Politik/ Opozita tregon debatet: Gjiknuri refuzoi kategorikisht për…

auto_bylykbashi1595615784.jpg

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politike përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, e ka quajtur një fasadë dhe justifikim të gjithë lojën e Edi Ramës për të hapur listat. ‘Kërkesa e Ramës për hapjen e listave është një farsë dhe justifikim, në funksion të këtij qëllimi që të ndryshojë rregullat e garës së kundërshtarëve të tij.

Ne kërkuam pozicionimin politik të përfaqësuesit të maxhorancës nëse ishte për hapjen 100 për qind të listave dhe ai refuzoi në mënyrë kategorike që ta bënte këtë, edhe pse i dhamë modelet në Europë ku funksionon.

Dhe këtu mund të përmend modelin që përdoret në Belgjikë, Holandë, Danimarkë, Letoni, Italia, por edhe në Greqi ku është aplikuar. Këto janë modelet nga ku i kemi marrë prej 17 vitesh.

Nëse maxhorancës nuk i duhen modele, është e qartë e gjitha kjo është një përpjekje e Edi Ramës për të vrarë partitë politikë për të garuar në liri të plotë. Në presim mnga maxhoranca që të reflektojë.

Kjo është një çështje e Këshillit Politik, siç thanë ndërkombëtarët, që duhet të ketë trasnperacë dhe sa kohë nuk prek marrëveshjen e 5 qershorit”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303