fbpx

Mbyllet mbledhja e sotme e Këshillit/ Hajdari: Pa ndryshim te sistemit nuk ka reforme

Një mbledhje shumë e gjatë është zhvilluar ditën e sotme në Këshillin Politik në Pallatin e Kongreseve për të vijuar diskutimet për gjetjen e dakordësisë për reformën zgjedhore.

Rudina Hajdari doli e para nga Pallati i Kongreseve duke u komunikuar gazetarëve se në këtë tryezë nuk ishte folur fare për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Sistemi do të diskutohet sërish. Do rikthehemi prapë tek ato çështje por dhe për të diskutuar sistemin zgjedhor pasi pa ndryshuar sistemin zgjedhor nuk ka marrëveshje të mirëfilltë dhe as reformë zgjedhore por vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme të personave që e kanë mbajtur peng këtë vend”, tha ndër të tjera znj. Hajdari.