16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Mbyllet numërimi në disa bashki, PS kryeson në 9 qarqe, ja rezultatet

spot_img

Ende vijon procesi i numërimit por në disa qarqe janë shpallur rezultatet .

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër

Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 20,005, PS ka 13,648, LSI ka 4,149 dhe PSD 6,380. Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 4 mandate, PD 5 dhe LSI e PSD me nja 1.

Lezhë

Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 10,804 vota, PS 9,640, LSI 1,924 dhe NTH 208 vota. Deri tani PD ka arritur të marrë 4 dhe PS 3 mandate.

Kukës

Në qarkun e Kukësit PD ka 16,085 vota e ndjekur nga PS me 8,914 vota. LSI 39 ka vota dhe ADR 185 vota, LN 182 vota, PSD 116.

Dibër

Në qarkun e Dibrës PS ka përmbysur rezultatin me 12,651 vota, PD 12,105 vota, LSI 2,021 vota dhe PAV 254 vota.

Durrës

Në Durrës deri tani PS kryeson me  14,461 vota e ndjekur nga PD me 10,653 vota. LSI ka siguruar 1,706 vota dhe PLDSH 118 vota.

Tiranë

Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 52,523 vota. PD ka 41,318 vota, LSI 6,629 vota dhe PSD 3,320 vota.

Elbasan

Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 39,618 vota e ndjekur nga PD me 25,845 vota dhe LSI me 3,575 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 781 vota.

Fier

Numërimi në qarkun Fier PS 35,518 vota, PD 25,025 vota, LSI 4,659 dhe PLDSH 439 vota.

Berat

Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 13,104 vota e ndjekur nga PD me 6,511 vota dhe LSI me 3,356 vota. Ndërkohë PSD ka 118 vota.

Korçë

Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 21,693 vota e ndjekur nga PD me 18,635 vota dhe LSI me 3,442 vota. Ndërkohë PSD ka 479 vota.

Vlorë

Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 25,973 vota e ndjekur nga PD me 14,731 vota dhe LSI me 3,059 vota.

Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 14,642 vota, PD 7,695 vota, LSI 3,624 vota dhe PSD-ja 316 vota.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat