Mbyllet pavioni i ortopedisë në Spitalin e Lezhës? Ja ç’po dyshohet

Është mbyllur pavioni i ortopedisë në Spitalin e Lezhës, pasi një paciente ka dalë pozitive ndaj testit të COVID-19.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar ka dyshime se mund të jenë infektuar me COVID-19.

Dy ditë më parë një infermiere 54-vjeçare ka rezultuar pozitive. Menjëherë u morën masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika e infektimit.

Po ashtu qendra shëndetësore u mbyll dhe u dezinfektua. Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.